TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Çelsit, Kallum Hadson-Odoi, i ka kërkuar trajnerit gjerman të “Bluve”, Tomas Tuhel, që dëshiron të largohet nga skuadra këtë verë, drejt një destinacioni ku do të ketë mundësinë për të luajtur.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, për të kanë shfaqur interes prej kohësh Njukasëlli dhe Sauthemptoni.
Nga ana tjetër, verdhezinjtë e Gjermanisë, kërkojnë të ngrenë një skuadër të bazuar në elementet e rinj dhe Hadson-Odoi do të ishte i duhur për t’iu përshtatur skemave të Terziç.