SPORT, 17 Nëntor 2022, 15:49

I doli përpara trenit, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Atletikos së Madridit

I doli përpara trenit, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Atletikos së

Futbolli austriak ndodhet në zi, pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit Gerhard Rodaks.

Në moshën 57-vjeçare, Rodaks vuante nga një sëmundje e rëndë dhe thuhet se për këtë arsye vendosi që t’i jepte fund jetës së tij duke i dalë përpara trenit.

Ai ka luajtur me kombëtaren austriake dhe gjithashtu ka qenë pjesë e Admira Vaker Modling, Atletikos së Madridit, ku fitoi Kupën e Mbretit dhe gjithashtu për Rapidin e Vienës.

Rodaks la pas bashkëshorten e tij dhe dy vajza.