SPORT, 21 Nëntor 2022, 21:54

I ati fitoi “Topin e Artë” dhe u bë president, i biri sot kurorëzoi ëndrrën e Botërorit duke luajtur për një vend tjetër

I ati fitoi “Topin e Artë” dhe u bë president, i biri sot

Kur Timoti Ueah shënoi sot në portën e Uellsit në minutën e 36-të të sfidës në Kupën e Botës, festa nuk ishte vetëm në SHBB të cilën ai përfaqëson në arenën ndërkombëtare. Për futbollistin 22-vjeçar ka pasur festë edhe në Liberi, vendi ku babai i tij është një idhull në futboll e jo vetëm.

Timoti Ueah është djali i ish-sulmuesit të famshëm Liberian, Xhorxh Ueah, i cili në vitet ’90 ishte një nga emrat më të njohur të panoramës futbollistike botërore. Fituesi i vetëm afrikan i “Topit të Artë”, regjistroi suksese të shumta me fanellën e PSG dhe Milanit në karrierën e tij, ku mori aq famë sa iu kthye politikës dhe që nga viti 2018 është presidenti i vendit të tij.

Por djali i tij, Timoti, i cili ndoqi gjurmët e të atit duke u bërë futbollist, vendosi të mos përfaqësonte Liberinë, por SHBA-në, ku kishte lindur në vitin 2000. Kështu, prej disa vitesh, ai është pjesë e përfaqësueses së këtij vendi dhe sot realizoi ëndrrën e babait të tij, duke debutuar dhe shënuar në një Botëror, gjë të cilën ish-fituesi i “Topit të Artë” nuk e bëri realitet kurrë.