SPORT, 25 Shtator 2022, 08:35

Humbja ka pasoja për Shqipërinë, tani duhet t’i rrëmbejë vazon e dytë në shortin e Euro 2024 Serbisë dhe Ukrainës

Humbja ka pasoja për Shqipërinë, tani duhet t’i

Renditja në Ligën e Kombeve këtë vit do të përcaktojë edhe renditjen në vazo në shortin e Euro 2024 për skuadrat pjesëmarrëse. Vendi i parë në grup garantonte matematikisht praninë ne vazon e dytë në short dhe atë pozicion tashmë do ta gëzojë Izraeli,

Sipas formulës, katër skuadrat e para në grupet e Ligës B do të renditen në vazon e dytë, ashtu si edhe e dyta më e mirë. Kjo do të thotë se shanset për Shqipërinë që ta arrijë një gjë të tillë janë ekzistuese vetëm në teori.

Aktualisht skuadra e dytë më e mirë në të gjithë grupet është Serbia, me po aq pikë sa Ukraina, 10 të tilla, teksa e para ka golavarazhin 11-5 dhe e dyta 10-4. Në teori, Shqipëria e cila ka golavarazhin 3-5, duhet të fitojë me një goleadë të thellë historike ndaj Islandës dhe të shpresojë që këto dy përfaqësuese të humbin me goleada.

Që një gjë e tillë të ndodhë në praktikë, duket plotësisht e pamundur. Ndaj me shumë mundësi, Shqipëria do të renditet në vazon 3 në shortin e Europianit, duke pasur të paktën 2 skuadra më të forta në vazot sipër saj. Pa harruar këtu se në vazot më poshtë ka ekipe shumë të vështira si Turqia, Greqia, Gjeorgjia, Bullgaria apo edhe Kosova e Maqedonia e Veriut.