SPORT, 29 Nëntor 2022, 10:03

Humbja e Zvicrës ndaj Brazilit, Granit Xhaka: Me barazim, nuk do të vidhnim asgjë!

Humbja e Zvicrës ndaj Brazilit, Granit Xhaka: Me barazim, nuk do të

Zvicra nuk arriti t’i bënte dot ballë brazilianëve dhe regjistroi të parën humbje të saj në Kupën e Botës, por me tri pikët e ndeshjes debutuese ndaj Kamerunit, shpresat e zviceranëve për kualifikimin vazhdojnë të jenë ekzistente.

Tashmë e gjitha mbtetet të vendoset përballë Serbisë në sfidën e fundit të grupit, një sfidë që siç ka treguar historia pritet të jetë speciale për shqiptarët e Zvicrës.

Këtë herë ndaj Brazilit ka zbritur në fushë vetëm Granit Xhaka që ka udhëhequr skuadrën si kapiten i saj, ndërkohë që Shaqiri për shkak të një dëmtimi në kofshë është detyruar ta shikojë ndeshjen nga stoli.

Me personalitet, por pa mundur të bëjë diçka më shumë, mesfushori i Arsenalit pranoi superioritetin e Brazilit.

“Përballë kishim një kundërshtar me cilësi të larta që i njohim të gjithë. Ne luftuam shumë, shpirti i skuadrës ishte i pranishëm dhe e treguam, ndaj jemi disi të zhgënjyer.

Nuk u lejuam shumë mundësi dhe nëse do të kishim marrë një barazim, nuk do të kishim vjedhur asgjë, do e meritonim”, u shpreh Xhaka në përfundim të sfidës.