SPORT, 30 Nëntor 2022, 21:29

Humbi penalltinë ndaj Polonisë, Mesi bëhet lojtari i dytë në historinë e Kupës së Botës që…

Humbi penalltinë ndaj Polonisë, Mesi bëhet lojtari i dytë

Po luhet sfida më e rëndësishme e këtij grupi mes Polonisë dhe Argjentinës. Një përballje që po dominohet plotësisht nga ekipi i Skalonit.

Në minutën e 39′ të sfidës kapiteni Lionel Mesi fitoi një penallti, por gaboi nga pika e bardhë. Gjuajta e tij u prit nga portieri polak Shezni.

Mesi bëhet lojtari i dytë që humb dy penallti (pa llogaritur në kompeticione të tjera) në të gjithë historinë e Kupës së Botës (1 në 2018 dhe 1 në 2022).

I pari ishte ganezi Asamoah Gyan (1 në 2006 dhe 1 në 2010).