TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari amerikan Grant Wall ka ndërruar jetë mbrëmë teksa raportonte për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Hollandës dhe Argjentinës.
Gazetari 48-vjeçar, që punonte për CBS Sports dhe Sports Illustrated, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në stadiumin Lusail në Katar. Ai u dërgua me urgjencë në spital por kishte humbur jetën. Mbetet ende e paqartë nëse ka vdekur në fushë apo gjatë transportimit për në spital.
Grant Wall, para se të ndërronte jetë deklaroi se në ndeshjen e Kupës së Botës midis SHBA-së dhe Uellsit, u ndalua për rreth gjysmë ore pasi kishte veshur një bluzë pro-LGBTQ. Ndërsa Eric Ëall, shprehu dyshime në lidhje me vdekjen e të vëllait.
“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, tha ai në një video të postuar në Instagram.