TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Holanda nuk ka mundur të fitojë ndaj një Ekuadori tepër të fortë në këtë pasdite.
Në minutën e 6-të, Gapko ishte ai që zhbllokoi sfidën pas një aksioni dhe finalizimi tepër të bukur.
Por, Ekuadori nuk ishte një ekip i lehtë, pasi ka tentuar shumë herë portën e tulipanëve të cilët e kanë ndjerë veten tepër në rrezik.
Pjesa e dytë nisi në favor të Ekuadorit, pasi tentativat e shumta u kthyen në një kundërsulm të frikshëm dhe Valencia finalizoi me sukses duke barazuar kështu rezultatin.
Ekuador ka vendosur në vështirësi Holandën pothuajse gjithë ndeshjen, por goli nuk u gjet. Kështu, dy skuadrat kanë ndarë nga një pikë në këtë sfidë, duke regjistruar nga katër pikë në total, por vendi i parë do të vendoset përfundimisht në ndeshjen e radhës.