TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavarësisht eliminimit të "Mannschaft" nga faza e grupeve të Kupës së Botës 2022, Federata Gjermane njoftoi se do ta mbajë Hansi Flik, në rolin e tij si trajner deri në Euro 2024, që do të organizohet në vend.
“Ne jemi të bindur së bashku se Kampionatin Europian 2024 në vendin tonë paraqet një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani.
Kemi besim të plotë tek Hansi Flik për të përballuar këtë sfidë”, deklaroi presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, në një deklaratë për shtyp të publikuar pas një takimi me dyer të mbyllura me teknikun.