TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti ka mposhtur në “Etihad Stadium” Southempton me rezultatin 4-0 duke u rikthyer në krye të Premier Ligë.
Pjesa e parë u mbyll në favor të Sitit ku u shënuan dy gola në minutën e 20 nga Zhoao Kanselo dhe më pas nga Fil Foden në minutën 32-të.
Mahrez zgjeroi avantazhin duke shënuar golin e tretë nga krosimi i Rodrit pak pas pjesës së parë, përpara se Siti të refuzonte një penallti për atë që ata mendonin se ishte një tërheqje e Mohamed Salisu ndaj Haland.
Pasi pa shokët e skuadrës të thyenin mbrojtjen e shenjtorëve, momenti i jashtëzakonshëm i Haland mbërriti pas 65 minutash me një përfundim të mirë me këmbën e majtë nga një organizim i Kanselo.
Norvegjezi arriti në kuotën e 12 golave në pesë ndeshje në Etihad dhe i 20-ti i sezonit në 13 ndeshje.
Skuadra e Pep Guardiolas kaloi dy pikë përpara Arsenalit, i cili luan me Liverpul ditën e nesërme.
Kjo është fitorja e nëntë radhazi në shtëpi në kampionat, duke shënuar të paktën tre gola në secilën prej këtyre ndeshjeve.
