SPORT, 13 Nëntor 2023, 20:20

Grupi drejt plotësimit, Moldavia grumbullohet për ndeshjen me Shqipërinë, fillojnë përgatitjet

Grupi drejt plotësimit, Moldavia grumbullohet për ndeshjen me

Moldavia ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Kjo Kombëtare pret në shtëpi Shqipërinë me datën 17 nëntor, ndërsa 3 ditë më pas udhëton për në Çeki.

Në qëndren stërvitore kanë mbërritur 23 nga 25 lojtarët e thirrur nga trajneri Serghei Cleșcenco për këto 2 sfida. Vetëm Vladislav Baboglo dhe Oleg Reabciuk nuk ishin të pranishëm dhe shumë shpejt të dy pritet të bashkohen me grupin. Pasdite, është planifikuar edhe stërvitja e parë.

Moldavia ka 9 pikë të grumbulluara deri më tani dhe është në vendin e katërt. Sesi do shkojnë gjërat në ndeshjen me kuqezinjtë, mbetet të shihet.