SPORT, 17 Shkurt 2023, 16:50

“Golin ia dedikova babait”, Markos Alonso: Pa frikë, fitojmë në Angli

“Golin ia dedikova babait”, Markos Alonso: Pa frikë,

Barcelona është ndalur në një barazim 2-2 në “Camp Nou” në ndeshjen e vajtjes në “play off” në Ligën e Europës përballë Mançester Junajtidit. 

Dhe tashmë katalanasit do të shkojnë në Mançester për të kërkuar një vend më tej. Një nga protagonistët e takimit të Barcelonës ka qenë dhe mbrojtësi, Markos Alonso. Ai ka vlerësuar paraqitjen e bërë nga skuadra, por që për fatin e keq nuk është materializuar me një fitore.

“Unë mendoj se ka qenë një ndeshje e mirë për ne. Në tërësi e kemi kontrolluar ndeshjen përballë një rivali cilësitë e të cilit dihen. E patë dhe vetë në vetëm 10 minuta arritën të kthenin ndeshjen në favorin e tyre”, ka thënë Alonso.

Mbrojtësi i Barçës, ndër të tjera dhe një nga autorët e golave të katalanasve ka vlerësuar së tepërmi yllin e “Djajve të Kuq”, Markus Rashford, teksa ka nënvizuar se skuadra e tij i ka të gjitha aftësitë për të fituar në “Old Trafford” të enjten e ardhshme.

“Rashford është një lojtar i madh. Përballë ishim dy skuadra të mëdha. Europa është gjithnjë e vështirë, sepse përballesh me më të mirët. Tani kemi një shans të dytë të enjten e ardhshme. Mendoj se i kemi të gjitha aftësitë për të shkuar e fituar në fushën e tyre, ndonëse do të jetë jo pak e ndërlikuar”, ka thënë Markos Alonso, i cili ia dedikoi babait të tij të ndarë nga këta golin kundër Junajtidit.