TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Seferi është kthyer të tundë rrjetë me skuadrën e Bani Jas, në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe ku aktivizohet në këtë sezon.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot golin e parë për vitin 2024, teksa nuk gjente rrjetën në kampionat që nga dhjetori, kur kishte nisur edhe pushimi dymujor i aktivitetit.
Sot, ai ka shfaqur përsëri aftësitë e tij në duelin kundër Al Uahda, teksa në minutën e 53-të të ndeshjes bëri gjithçka vetë, duke fituar topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe duke lëshuar me pas një gjuajtje të fortë me të djathtën që nuk ia dha mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Ky ishte goli i 7 në këtë kampionat për Seferin, në 17 ndeshje të luajtura, ndër të cilat ka dhënë edhe një asist.