SPORT, 11 Janar 2025, 17:18

Goleadë në FA Cup, Liverpool argëtohet ndaj Accrington, gjen golin e parë Chiesa

Goleadë në FA Cup, Liverpool argëtohet ndaj Accrington, gjen

Liverpool nuk hasi aspak vështirësi në FA Cup ndaj Accrington, teksa fitoi pastër 4-0.

Në Anfield, The Reds realizuan dy herë në pjesën e parë me Jota dhe Alexander-Arnold, duke vendosur kështu ndeshjen në shinat e duhura. Në minutën e 76-të, Danns thelloi shifrat.

Feston edhe Federico Chiesa, me sulmuesin italian që më në fund gjeti golin e parë me fanellën e Liverpool. Ekipi i Slot, është një skuadrat pretendente për të fituar FA CUP.