SPORT, 13 Prill 2024, 22:10

Gol me roveshatë, sulmuesi i Barcelonës dhuron spektakël në ndeshjen e La Ligës

Gol me roveshatë, sulmuesi i Barcelonës dhuron spektakël në

Sulmuesi i Barcelonës, Zhoao Feliks, rrëmbeu skenën në dueli ndaj Kadizit të vlefshëm për javën e 31-të të La Ligës, duke realizuar një gol mjaft të bukur me roveshatë.  

Sulmuesi portugez tundi rrjetën në minutën e 37-të me një veprim të bukur akrobatik shumë pranë vijës fatale, duke i dhënë avantazhin Barcelonës, që e mbylli pjesën e parë me shifrat 0-1.