SPORT, 8 Nëntor 2022, 14:48

Goditje për Kombëtaren, futbollisti kuqezi pëson tërheqje dhe mungon në miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë

Goditje për Kombëtaren, futbollisti kuqezi pëson tërheqje

Goditje për Kombëtaren shqiptare!  Kastriot Dermaku ka pësuar një tërheqje muskulore dhe mbyll vitin kalendarik 2022.

Mbrojtësi i Leçes humbet kështu ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Italisë dhe ndaj Armenisë, të dyja në stadiumin “AIR Albania”, më 16 dhe 19 nëntor.

30-vjeçari ka ndjerë shqetësime muskulore teksa pas ekzaminimeve mjekësore të kryera është vërejtur se do të qëndrojë për të paktën 2-3 javë larg fushave duke pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë.

Një sezon jo i favorshëm ky për qendërmbrojtësin, i cili pëson 2 dëmtime në një hark të shkurtër kohor.

Aktualisht me Leçen në Serinë A, Dermaku është aktivizuar gjithsej në 1 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.