SPORT, 6 Gusht 2022, 19:23

Goditje “big” në merkato, klubi turk arrin akordin me Mertens e Torreiran

Goditje “big” në merkato, klubi turk arrin akordin me Mertens e

Klubi turk i Gallatasarait, pritet të zyrtarizojë dy transferime të mëdha, duke e përforcuar skuadrën për sezonin e ri 2022/23 të Super Ligës.

Siç raportohet nga eksperti i merkatos Fabricio Romano, bëhet fjalë për mesfushorët Lukas Torreira dhe sulmuesi belg, Driez Mertens, do të mbërrijnë sot në Stamboll, pasi që kanë kompletuar marrëveshjet e tyre me Gallatasarain.

Torreira do i bashkohet gjigantit turk nga skuadra e Arsenalit, kurse Mertens kalon te Gallatasarai në si lojtari i lirë, pasi i skadoi kontrata e tij me Napolin.

Torreira ka nënshkruar mbrëmë kontratën në Milano si një lojtar i ri i Gallatasarait, kurse Mertens ka pranuar kushte personale dhe propozimin final nga krerët e gjigantit turk.