TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bajern Mynih dhe Real Madrid kanë lënë gjithçka hapur për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampioneve, teksa kanë barazuar me shifrat 2- 2 sfidën e parë mes tyre në Gjermani.
Sfida ishte mjaft e bukur, me shumë raste për shënim, sidomos nga bavarezët në minutat e parë. Por ishte Reali ai i cili shënoi i pari, me anë të Vinicius pas një kundërsulmi të shpejtë. Skuadra vendase përmbysi gjithçka në 4 minuta të vrullshëm në pjesën e dytë me Sane dhe penalltinë e Kejn.
Por në fund ishte një penallti e fituar nga Rodrigo dhe e transformuar nga Vinicius që mbylli ndeshjen me barazimin 2-2 dhe lë gjithçka të hapur për sfidën e dytë në Madrid.
BAJERN MYNIH-REAL MADRID 2-2
53′ Sane, 57′ (p) Kejn / 24′, 83′ (p) Vinicius.