TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjermania është e eliminuara e madhe e Botërorit të Katarit, me katër herë Kampionët e Botës që përfunduan në vendin e tretë në Grupin E, edhe pse fituan 4-2 me Kosta Rikën, por e kombinuar kjo edhe me fitoren 2-1 të Japonisë ndaj Spanjës, “Nationalmanschaft”, ngeli jashtë kompeticionit.

Japonia (vendi i parë) dhe Spanja (vendi i dytë) kaluan në fazën e 1/8-ave me eliminim direkt.
Një fitore e hidhur e shoqëruar me një dështim të turpshëm i skuadrës së Hansi Flik, që zhgënjeu në ndeshjen e parë në humbjen 2-1 ndaj Japonisë dhe mori një barazim disi shpresëdhënës 1-1 ndaj Spanjës.
A six-goal thriller to round off Group E for #CRC & #GER@adidasfootball | #FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 1, 2022
Gjermania përsërit kështu Botërorin e "Rusi 2018", kur edhe atëherë u eliminua në fazën e grupeve, duke zënë vendin e fundit në grup, ku ndodhej me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.
Kronika e ndeshjes dhuroi shumë emocione: me avantazhe, përmbysje, ribarazim dhe sërish ripërmbysje, por që në fund i pa të dyja skuadrat - Gjermaninë dhe Kosta Rikën - të largohen nga vazhdimësia e Botërorit të Katarit.
Në minutën e 10-të, ishte Gjermania ajo që zhbllokoi sfidën. Serge Gnabri kaloi në avantazh “pancerat”, i cili nuk fali brenda zonës, duke gjuajtur saktë me kokë.
Germany were knocked out in the FIFA World Cup (WC) group stage for the second successive tournament despite beating Costa Rica 4-2 as Group E came to a captivating close.#CostaRicavsGermany #FIFAWorldCup pic.twitter.com/I3sTFwURhl
— Eme Sports (@eme_sports) December 1, 2022
Me pjesën e parë të mbyllur në avantazhin e gjermanëve janë kostarikanët atë që befasojnë.
Në minutën e 58-të, Yeltsin Tejeda realizoi golin e barazimit (1-1), teksa ekzekutoi saktë brenda zonës, pas topit të devijuar nga portieri gjerman Manuel Nojer.
Përmbysja e përkohshme e Kosta Rikës erdhi në minutën e 70-të, kur portieri Manuel Nojer shënoi autogol, dhe çoi rezultarin në 2-1.

Tri minuta më pas, Kai Havertz barazoi shifrat në 2-2 dhe në të 85’, realizoi golin e fitores 3-2. Fullkrug realizoi golin e 4-2 për Gjermaninë në minutën e 89-të.
Gola që në fakt, i shërbyen Japonisë, për të përfunduar e dyta në Grupin E dhe u kualifikua për më tej.
