SPORT, 1 Dhjetor 2022, 08:52

Gjermania dhe Spanja “ndezin motorrët”, spikat edhe dueli Kroaci-Belgjikë/ Ja 4 sfidat e ditës së sotme

Gjermania dhe Spanja “ndezin motorrët”, spikat edhe dueli

Argjentina, Polonia dhe Australia ishin 3 ekipet që siguruan një biletë për në raundin tjetër të Kupës së Botës, ditën e djeshme, ndërkohë që Franca e kishte siguruar më herët kualifikimin.

Ndërkohë dita e sotme ka rezervuar 4 duele të tjera emocionuese.

Në fushë do të zbresim emra “big” si Spanja dhe Gjermania.

Ndërkohë që përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Kroacisë dhe Belgjikës.

Në orën 16:00, do të zbulohen 2 sfidat e Grupit F, mes Kanadasë dhe Marokut dhe Kroaci-Belgjikë, ndërkohë mbrëmja do të kulmojë me Kosta Rikë–Gjermani dhe Japoni-Spanjë.