SPORT, 17 Nëntor 2023, 19:55

Kuqezinjtë na çojnë në Gjermani, Shqipëria kualifikohet në “EURO 2024”

Kuqezinjtë na çojnë në Gjermani, Shqipëria

Shqipëria është kualifikuar në “EURO 2024”, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani.

Kjo është hera e dytë në histori që kombëtarja jonë kualifikohet në këtë kompeticion. Shqipëria ka bërë një rrugëtim perfekt në këto kualifikuese, duke u pozicionuar në vendin e parë me 14 pikë.

Shqipëria ka marrë një barazim në transfertë ndaj Moldavisë me rezultatin 1-1. Autori i golit për ne ka qenë Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, në minutën e 25’. Taulant Seferi po tentonte me driblimet e tij të dërgonte topin brenda zonës, dhe është rrëzuar nga kundërshtari duke fituar kështu penalltinë.

Pjesa e parë ka qenë tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat. Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë shumë të mundshme pasi moldavët janë vendosur mirë në mbrojtje.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, me Moldavinë e cila tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, duke i vendosur kuqezinjtë shpesh në vështirësi. Shqipëria pati edhe një rast artë me Seferin pranë fundit të lojës, por portieri moldav arriti ta largonte topin.

Atëherë kur nuk duhej, Moldavia ka gjetur golin e barazimit në minutën e 87’.

Kuqezinjtë na çojnë në Gjermani, Shqipëria

Kuqezinjtë na çojnë në Gjermani, Shqipëria