TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në këtë moment që flasim, Tirana është në luftë me kohën për rinovimin e kontratave. Në këtë moment që flasim, te bardheblutë janë tetë titullarë në ajër.
Të gjithë këtyre futbollistëve u mbaron kontrata në 30 qershor 2024 dhe duhet të marrin një zgjidhje nëse do të rinovojnë kontratat apo jo. Dhe janë të gjithë titullarët e skuadrës dhe lojtarët kryesorë të ekipit, që nëse largohen dëmtojnë rëndë bardheblutë.
Po kështu, gjashtë lojtarë iu larguan Tiranës në janar. Hasani, Hila dhe Kaina. Në fund të merkatos u larguan Doka, Qefalija dhe Ballhysa, që ishte lojtari i fundit që u dha lamtumirën bardhebluve.