TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ardhmja e Vincenzo Montellës në stolin e Turqisë është kthyer në një çështje mjaft të nxehtë në këtë Kampionat Botëror. Mediat italiane raportojnë se tekniku italian ndodhet shumë pranë shkarkimit, pas lëkundjeve dhe tensioneve të fundit në kampin turk.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, situata është mjaft kritike dhe shkarkimi është një opsion real në tavolinë. Megjithatë, Federata Turke e Futbollit ka vendosur të mos nxitohet në hapat e saj.
Drejtuesit e saj aktualisht po “blejnë kohë” për të vlerësuar me kujdes të gjitha rrethanat përpara se të marrin një vendim përfundimtar për fatin e stolit.
Orët e ardh shme pritet të jenë vendimtare për të mësuar nëse Montella do ta mbyllë para kohe aventurën e tij në këtë Botëror, apo nëse drejtuesit do t’i besojnë sërish projektit të tij.