SPORT, 17 Nëntor 2023, 17:33

Gati për spektaklin! Nga Yerevani në Kishinau, Shqipëria përsëri me fanella të zeza, emocionet nisin që nga dhomat e zhveshjes

Gati për spektaklin! Nga Yerevani në Kishinau, Shqipëria

Të gjithë janë gati për spektaklin e madh. Shqipëria sheh veten fare pranë Euro 2024, ku një pikë ndaj Moldavisë do ishte mëse e mjaftueshme për të legjitimuar festën.

8 vite më parë shkonim në Europian për herë të parë dhe veshur kishim fanella të zeza. Edhe sot, në transfertën moldave, djemtë e Sylvinhos janë me uniforma te zeza.

Nga Yerevani në Stadionul Zimbru (Chişinău) ka ndryshuar pothuajse gjithçka, por jo ngjyra e fanellës. Tashmë të gjithë janë gati për të brohoritur me zërin e fitores. Kujtojmë që edhe në rast dështimi sot, festa do shtyhej për ndeshjen brenda ndaj Ishujve Faroe.