SPORT, 15 Nëntor 2022, 23:07

Gati gjoba një milion paund, reagon e motra e Ronaldos: Po thuhet e vërteta

Gati gjoba një milion paund, reagon e motra e Ronaldos: Po thuhet e

Sipas “Metro”, Kristiano Ronaldo pritet të gjobitet me një milion paund për intervistën e lëshuar për gazetarin Pirs Morgan. Pak javë më parë portugezi u gjobit me rrogën e dy javëve (afërsisht 1 milion euro) pasi refuzoi urdhrin e trajnerit Erik ten Hag për t’u aktivizuar në fund të ndeshjes me Totenhemin muajin e shkuar.

Junajtid pritet të bëjë të njëjtën gjë pas sulmit të 37-vjeçarit ndaj trajnerit Ten Hag dhe klubit.

E motra Elma Aveiro ka reaguar shpesh në mbrojtje të vëllait të saj gjatë këtyre muajve të vështirë në Mançester dhe të njëjtën gjë ajo bëri edhe pas intervistës së fundit të sulmuesit ku ai akuzon klubin dhe trajnerin se nuk e duan në skuadër.

“Po thuhet e vërteta. Unë do të jem gjithnjë krenare për ty i dashuri im. Je krenaria më e madhe e jetës sime”, shkruante ajo në një seri historish në “Instagram”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elma Aveiro (@elma_oficial)