SPORT, 18 Shkurt 2023, 13:07

Galtier nuk bind, PSG po mendon për “Special One”

Galtier nuk bind, PSG po mendon për “Special One”

Viti 2023 zbardhi me probleme në të gjitha nivelet për PSG. Na njëra anë, rinovimi me Lionel Messi po bëhet gjithnjë e më i largët si skenar, në një kohë kur parizienët po zhgënjejnë, me humbjen në Paris ndaj Bayern Munich në Champions League që ishte kulmi i situatës së keqe.

Nuk është thjesht rastësi që PSG ka më shumë humbje në dy muajt e parë të 2023 se sa në të gjithë vitin 2022, një shëmbull i formës së keqe që po kalojnë kohët e fundit.

Dhe me imazhin zhgënjyes në fushë, stoli i Christophe Gaultier gradualisht po fillon të vihet në rrezik. Në fakt, sipas informacioneve të “Foot Mercato”, në Paris tashmë kanë nisur përgatitjen e terrenit për zëvendësimin e teknikut francez dhe kanë rënë në kontakt me Jose Mourinho.

Nëse diëka nuk ndryshon në mënyrë drastike, diskutimet mes dy palëve pritet të intensifikohen në të ardhmen e afërt, me Luis Campos që ka veëuar portugezin si zgjedhjen ideale për të marrë përsipër situatën e trashëgimisë.

Sië shihet nga raporti përkatës, fakti që Mourinho është i lidhur me kontratë deri në vitin 2024 te Roma, nuk i dekurajon veëanërisht francezët duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera që mbajnë me skuadrën italiane.