TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shansi i artë ndaj Barcelonës, ku mund të ishte "plumbi i fundit" në atë ndeshje madhështore, u hodh poshtë nga Kristjan Asllani pasi talenti shqiptar përballë Ter Stegen nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë.
Të gjithë ishin kuriozë të kuptonin mendjen e Inzaghit, nëse do ta ndëshkonte duke e lënë në stol ndaj Salernitanës, apo do ta hidhte në fushën e lojës.
Gazetat italiane predikuan se Asllani do të ishte titullar, por nuk ndodhi kështu. Simone Inzaghi nuk e preferoi për nga minuta e parë, duke aktivizuar Mkhytarian.
Por nuk e harroi talentin nga Elbasani, pasi tekniku zikaltër e aktivizoi në minutën e 72-të dhe madje pas sfidës së fituar nga Interi, Inzagi foli me fjalë të mëdha dhe pozitive për Asllanin.
“Asllani po rritet çdo ditë e më shumë. Në të njëjtën kohë kam edhe një Mkhitaryan që po punon mirë dhe vendosa që Calhanoglu të bëjë rolin e regjisorit. Asllani do të jetë një vlerë e madhe dhe e shtuar tek Interi për shumë vite, u fut shumë mirë në ndeshje”, u shpreh Simone Inzagi.