TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga premisat kryesore të drejtorit të ri Luis Campos me ardhjen te PSG është të largojë disa futbollistë që . Për ta bërë këtë, ai ka përjashtuar dhjetë lojtarë për fazën verore që skuadra pariziane do të zhvillojë në Japoni nga data 16 deri më 25 korrik.
Një dëshmi e qartë se duhet të gjejnë një rrugëdalje nga klubi sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas L’Équipe, lista përbëhet nga: Mauro Icardi, Layvin Kurzaëa, Julian Draxler, Ander Herrera, Georginio Ëijnaldum, Éric Junior Dina-Ebimbe, Abdou Diallo, Sergio Rico, Rafinha dhe Idrissa Gueye.
Dhjetë lojtarët që PSG ka përjashtuar janë aktualisht në listën e transferimeve dhe qëllimi i Luis Campos është që para fillimit të Ligue 1, të planifikuar për 6 gusht, e ardhmen e tyre të jetë zgjidhur.
Ky vendim, i miratuar edhe nga presidenti Nasser Al-Khelaïfi, i ka dhënë kompetenca të plota menaxherit portugez. Gjatë fazës përgatitore në Japoni do të shihen edhe se si yjet e ekipit do të sillen mes tyre, me Mbappe që duket i plotfuqishëm, teksa do të shihet marrëdhënia e re me Messin dhe Neymar.