SPORT, 10 Dhjetor 2022, 22:05

Franca dërgon Anglinë në shtëpi, Zhiru ndëshkon "Tre Luanët"

Franca dërgon Anglinë në shtëpi, Zhiru ndëshkon

Falë dy golave nga Çouameni në pjesën e parë dhe Zhiru në të dytën, Franca mposhti 2-1 Anglinë, duke prerë biletën për gjysmëfinale, atje ku do të gjejë Marokun, që nga ana e tij eliminoi Portugalinë. I dëshpëruari i madh është kapiteni i “Tre Luanëve”, Harri Kejn, i cili realizoi një penallti dhe humbi një tjetër, pikërisht kur mund të barazonte shifrat 2-2.

Anglia largohet me kokën lart, pa mundur të vazhdojë rrugën drejt titullit që i mungon prej 56 vjetësh, nga 1966, ndërsa Franca vazhdon me ëndrrën për të mbërritur në finale, për të përsëritur kështu suksesin e katër viteve më parë në “Rusi 2018”, ku fitoi edhe titullin e saj të dytë pas atij të 1998.

Çiftet gjysmëfinaliste janë: Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok.

Në minutën e 17-të, Franca kaloi në avantazh. Superaksion i “gjelave” që finalizohet me një gjuajtje nga jashtë zone të Çuameni, pas pasimi të Grizman. Goli i dytë me Kombëtaren e Francës për mesfushorin e Realit të Madridit.

Pjesa e parë u mbyll me skuadrën e Deshamp në avantazh 1-0.

Pas disa përpjekjeve, ku spikasin gjuajtjet nga Harri Kejn – Loris tregoi aftësitë e tij – Anglia barazoi 1-1 me penalltinë e fituar nga Saka, pas ndërhyrjes së gabuar të autorit të golit, Çuameni. Kapiteni i “Tre Luanëve” u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 54-t, me Herri Kejn që shënoi golin e dytë në Botërorin e Katarit.

Herri Kejn barazoi kështu Uejni Runin, porsa iu përket golave me Kombëtaren, tashmë në kuotën e 53 rrjetave. Runi i realizoi ato në 120 ndeshje, Kejn në 79.

Minuta e 78-të prodhon golin e dytë të Francës: shënon Zhiru pas një harkimi të Grizman i cili gjen bomberin që nuk gabon këtë radhë, me një goditje me kokë që mposht Pikford. Katër gola në “Katar 2002” për sulmuesin francez të Milanit. Dy asiste sot për Grizman, përfshirë edhe pasim për Çuamenin.

Anglia pati rastin e madh për të barazuar rezultatin në 2-2, por Kejn gaboi nga pika e bardhë, duke e dërguar atë mbi shtyllën horizontale.

Pas një shtyrje të Hernandez ndaj Maunt, gjyqtari brazilian shkon te VAR dhe akordon penalltinë e dytë për anglezët. Ai më pas tregon edhe kartonin e verdhë për Teo Hernandez.

Goditja e fundit i takoi Anglisë në 90+10’, por gjuajtja e Rashford kaloi paksa mbi shtyllën horizontale.

Gazeta sportive "L'Equipe" në Francë

Franca dërgon Anglinë në shtëpi, Zhiru ndëshkon

"The Sun" në Angli

Franca dërgon Anglinë në shtëpi, Zhiru ndëshkon