SPORT, 24 Maj 2022, 15:06

FOTO/ “Respektoni qytetin që na pret”, rregullat e tifozëve të Romës për të shmangur incidentet me Fejnordin

FOTO/ “Respektoni qytetin që na pret”, rregullat e

Ditën e djeshme në Tiranë mbërritën tifozët e parë të Fejnordit, ndërsa mëngjesin e sotëm në Durrës zbarkuan tifozët e parë të Romës.

Ultrasit e Romës para se të niseshën drejt Shqipërisë, kanë marrë disa këshilla se si duhet të sillen gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Siç dihet, tifozeritë e dy skuadrave kanë një arrejtje të madhe për njëra-tjetrën, duke kujtuar këtu ngjarjet e vitit 2015.

“Së pari, shmangni ecjen vetëm ose në grupe të vogla.

Së dyti, mos merrni me vete flamuj apo simbole të tjera. Ne do t’jua ofrojmë kur të mbërrini.

Së treti, vendtakimi ku do të grumbullohemi për të shkuar drejt stadiumit do të konfirmohet më vonë.

Së katërti, respektoni qytetin që po na mirëpret”.

FOTO/ “Respektoni qytetin që na pret”, rregullat e