TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja mban me krenari ngjyrat kuqezi në këpucët e tij. Edhe sot, kur do të luajë në një “tempull kuqezi” siç është stadiumi “San Siro” ku Çelsi i tij do të përballet me Milanin.
Por nuk bëhet fjalë për ngjyrat kuqezi të milanistëve, një klub i cili raportohet se është interesuar shpesh për sulmuesin shqiptar. Ngjyrat kuqezi të Brojës janë vetëm ato të flamurit shqiptar, siç tregohet në pamjet e shpërndara nga vetë klubi i Çelsit.

Flamuri shqiptar shoqëron mbishkrimin A. Broja në këpucët e sulmuesit shqiptar, këpucë me të cilat ai shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë me fanellën e Çelsit në fundjavën e kaluar dhe shpreson që të vazhdojë në këtë rrugë ndoshta që sonte ndaj kuqezinjve të tjerë.