SPORT, 18 Tetor 2022, 14:52

Foto/ Benzema “bomberi i artë”, zbulohet fanella speciale e Realit për sulmuesin francez

Foto/ Benzema “bomberi i artë”, zbulohet fanella speciale e

Karim Benzema, mbrëmjen e djeshme u shpall futbollisti më i mirë i vitit duke fituar çmimin e “Topit të Artë” për herë të parë në karrierën e tij.

Kompania e veshjeve sportive “Adidas”, e cila është dhe sponsori teknik i Realit të Madridit, ka dizenjuar një fanellë speciale për bomberin francez me gërma dhe numër të artë.

Foto/ Benzema “bomberi i artë”, zbulohet fanella speciale e

Në brendësi të numrit “9” që Benzema mban me fanellën e Realit të Madridit, ka imazhe të tij.

Foto/ Benzema “bomberi i artë”, zbulohet fanella speciale e

 

Aktualisht me Realin në La Liga në këtë sezon, 34-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 6 ndeshje duke shënuar 4 dhe asistuar 1 herë.