TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serxhio Perez fitoi Çmimin e Madh të Singaporit.
Piloti meksikan nuk pati rivalitet që nga momenti që mori kryesimin e garës duke e dominuar deri në fund.
Për Ferrarin mund të quhet një fundjavë e mirë, me të dy pilotët e saj që u ngjitën në podium. Vendi i dytë i takoi Sharls Lëklerk, ndërsa Sainz rrëmbeu vendin e tretë.
Lideri i botërorit nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë, ndërsa për Mercedes ishte një fundjavë për t’u harruar, me Hamilton që përfundoi i nënti, ndërsa Rasëll në vendin e 14.
Kështu holandezi vazhdon të jetë në vendin e parë me 341 pikë, i ndjekur nga Lëklerk me 237 dhe Perez me 235, ndërsa Red Bull vazhdon të kryesojë në renditjen për konstruktor me 576 pikë, teksa Ferrari në vendin e dytë me 439.