TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e madhe ka mbërritur: sot më 14 shkurt, lind Ferrari i ri që shënjestron titullin në Kampionatin Botëror 2023 të Formulës 1.
Emri i njëvendëshes për sezonin, që do të startojë në fillim të marsit, është tashmë i njohur, SF-23, dhe zhurma e motorit është dëgjuar me ndezjen më 7 shkurt në Departamentin e Montimit në Maranelo në prani të drejtuesve të lartë të “Kokëkuqes”, duke nisur nga drejtori i ri i ekipit, Frederik Vasër, zv.presidenti Piero Ferrari dhe CEO, Benedeto Vinja.
SF23 do të bazohet nga themelet e mira të modelit të vitit 2022, F1-75, një makinë e shpejtë, por që çaloi kryesisht te besueshmëria. Në Maranelo janë fokusuar pikërisht në objektivin e përmirësimit të këtyre zonave, të cilat e kanë frenuar “Cavallino”-n së bashku me strategji shpeshherë të dyshimta.
Ferrari reveal their car for the 2023 season! ???? pic.twitter.com/VQWcGvZiSE
— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) February 14, 2023
SI DO TË JETË NJËVENDËSHJA 2023 – Modeli SF-23 duhet të ketë një dizajn të ndryshëm të pjesëve anësore, një ngushtim të thellë të pjesës së pasme, një rishikim të kornizës në zonën e serbatorit, një ndryshim të kutisë së marsheve dhe zonës së difuzorit, si dhe një “power unit” të rafinuar me më shumë fokus të besueshmëria dhe rritja e fuqisë prej rreth 30 kuaj/fuqi.
FERRARI I RI, MENJËHERË NË PISTË NË FIORANO – Menjëherë pas prezantimit, SF-23 i ri pritet të zbresë që sot pasdite në pistë në Fiorano. Makina pritet të realizojë rreth 15 km në pistë. Ndërsa dita reale e xhirimeve, duke përshkuar gjithsej 100 km, do të zhvillohet nesër paradite, me goma “demo” dhe të dy pilotët në timon.
RISITË DHE KONFIRMIMET – Risia kryesore e Ferrarit për sezonin e ri është në rolin e drejtorit të ekipit, me ndryshimin në krye duke kaluar nga Matia Binoto te Frederik Vasër.
Pozicionet e tjera kryesore në skuderi mbeten të pandryshuara, me drejtorin e garave Laurent Mekies, Enriko Kardile në krye të aerodinamikës dhe Enriko Giualtieri në krye të motorit. Dyshja e pilotëve është e njëjtë, me Sharl Lëklerk, të thirrur në apel për të bërë një hap tjetër përpara në sezonin e tij të pestë në Maranelo dhe Karlos Sainz, i cili me përkushtim ka gjetur një ndjenjë për makinën dhe një performancë të mirë konstante.
Pra, tashmë gjithçka është gati, me Ferrarin që do të heqë mbulesën e makinës, duke zbuluar njëvendëshen e re për tifozët e shumtë në mbarë botën.