SPORT, 14 Janar 2026, 20:27

Formacionet zyrtare, Nigeri – Marok: Përplasje yjesh për një biletë në finale

Formacionet zyrtare, Nigeri – Marok: Përplasje yjesh për

Nigeria dhe Maroku përballen sonte në orën 21:00 në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ndeshja që do të zhvillohet në Rabat të Marokut, premton të jetë një ndeshje spektakolare, ku fituesi i këtij takimi do të luajë në finale ndaj Senegalit që triumfoi minimalisht ndaj Egjiptit.

Tek Nigeria nga minuta e parë e nisin yjet si Ademola Lookman dhe Victor Osimhen, por nuk mungojnë as emra si Alex Iëobi dhe Calvin Bassey.

Maroku në anën tjetër udhëhiqet nga kapiteni Achraf Hakimi, teksa në përbërje nuk mungojnë as Noussair Mazraoui e Brahim Diaz.

Formacionet zyrtare:

Nigeri: Nwabali, Osayi-Samuel, Ajayi, Bassey, Onyemaechi, Onyeka, Onyedika, Iwobi, Lookman, Osimhen, Adams.

Marok: Bono, Mazraoui, Masina, Aguerd, Hakimi, El Aynaoui, Ezzalzouli, Saibari, Khannouss, Diaz, El Kaabi.