SPORT, 23 Maj 2022, 10:44

Fituan titullin kampion, sot amerikanët zbarkojnë në Itali për të blerë përfundimisht Milanin. Zbulohen shifrat

Fituan titullin kampion, sot amerikanët zbarkojnë në Itali

Milani fitoi titullin kampion, ku i mungonte në palmaresin e saj prej 11 vitesh.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfoi me rezultatin 0-3 ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI”, falë dopietës së Olivie Zhirusë dhe një goli të Fronk Kesisë.

Sipas asaj që raporton “Class CNBC”, sot Gerri Kardinale, themeluesi i fondit “RedBird Capital”, do të zbarkojë sot në Milano për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen për blerjen e Milanit nga fondi “Elliott”.

Marrëveshja thuhet të jetë arritur për një shifër rreth 1,3 miliardë dollarë.

Fondi i Pol Singer do të mbetet në klubin kuqezi me një pakicë të aksioneve. Fondet ndihmohen në këto aspekte nga bankat e investimeve “JP Morgan” dhe “Bank of America”.