SPORT, 17 Tetor 2022, 19:56

Fituan ndaj Sitit, heroi i Liverpulit nuk dorëzohet për kampionatin: Do të luftoj për titullin

Fituan ndaj Sitit, heroi i Liverpulit nuk dorëzohet për kampionatin:

Ishte java e Mohamed Salah. Pas tripletës më të shpejtë në historinë e Champions-it në mesjavë, sulmuesi egjiptian shënon ndoshta golin më të rëndësishëm të sezonit që gjunjëzoi rivalët e Sitit, ishte një fitore që shkurtoi në dhjetë pikë diferencën me ta.

Goli ishte spektakolar dhe erdhi pas një tjetër asisti të portierit Alison (i treti i mbrojtësit të fundit brazilian për sulmuesin, më shumë se çdo portier që ka asistuar një lojtar të vetëm në historinë e Premier Ligës).

“Ne nuk duhet të mendojmë për titullin në këtë moment, por sigurisht që personalisht unë do të doja të luaja gjithnjë për të fituar titullin. Në mendjen time unë do të luftoj për të, por ne duhet të përqendrohemi më shumë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një.

Ne nuk duhet të ndiejmë më shumë presion për diferencën që kemi me kreun në klasifikim, por sigurisht që do të luajmë për titullin. Duhet të ishim në një pozicion më të mirë.

Lojtarët janë të emocionuar për fitoren dhe kjo na jep një shtysë të mirë për takimet e ardhshme. Siti është gjithnjë një skuadër e vështirë, brenda apo jashtë. Por gjëja më e rëndësishme është se fituam tri pikët. Nuk jemi në pozicionin më të mirë të mundshëm, por duhet të vazhdojmë. Shpresojmë që kjo të na japë më shumë besim. N

uk jam i shqetësuar për shanset e humbura. Nëse humbas një, në rregull, do të vijnë të tjera. Unë shqetësohem kur nuk ka raste. Ne i krijuam ato dhe kur humba të parin isha i qetë, sepse e dija që do vinte i dyti”, tha sulmuesi për “Sky Sports”.