SPORT, 21 Qershor 2026, 22:08

Fitorja me sauditët/ Titullar dhe me gol, Jamal: Herën e kaluar Botërorin e pashë në shkollë. Kritikat? Unë acarohem duke luajtur Play Station

Fitorja me sauditët/ Titullar dhe me gol, Jamal: Herën e kaluar

Spanja ka lënë pas zhgënjimin kundër Kepit të Gjelbër dhe ka rikonfirmuar se mbetet pretendente për të fituar Botërorin 2026. Në ndeshjen e dytë të grupit H, ashtu siç kishte premtuar trajneri De La Fuente, iberikët kanë triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Arabisë Saudite.

Në stadiumin e Atlantas baraspesha zgjati deri në minutën e 10, kur Oyrazabal asistoi për Yamal, i cili nuk fali në ndeshjen e parë si titullar. Në vijim vetë Oyrazabal do të realizonte edhe dy herë të tjera, duke i dërguar shifrat në 3-0. Pjesa e parë do të mbyllej me gjurmët e kapitenit të Real Sociedad.

Me të nisur pjesa e dytë Spanja do të gjente edhe golin e katërt. Pas një inkursioni Cucurrella godet fort në zonë dhe topi i devijuar përfundon në portë. Ky gol do të vuloste edhe shifrat përfundimtare të takimit edhe pse në minutat shtesë Spanja realizoi sërish, por që u anulua me VAR.

Lamin Jamal e ka parë veten si protagonist që në ndeshjen e tij të parë si titullar në Kupën e Botës, teksa ka shënuar golin e parë në suksesin 4-0 ndaj Arabisë Saudite. Dhe natyrshëm ai është shfaqur i lumtur pas sfidës në intervistat e dhëna për mediat e ndryshme.

Me këtë sukses Spanja mori të paktën përkohësisht kreun e grupit H me 4 pikë, ndërsa rezultati 4-0 pritet ti japë një ndihmëse të madhe në aspektin e golavarazhit. Sfida tjetër e këtij grupi do të luhet në orën 12 të mesnatës mes Uruguajit dhe Kepit të Gjelbër.

Kepi ​​i Gjelbër – “Nuk ishim vetvetja, ajo ndeshje ishte ndryshe”.

Zëvendësimi – “Varet nga ndeshja. Në fund, shkoi siç donim dhe unë munda të pushoja”.

De la Fuente tha se ishin të karikuar – “Sigurisht, duhet të fitosh. Të ngacmon”.

Goli i parë në Kupën e Botës – “Është shumë i veçantë. Gjithmonë kam ëndërruar të jem në një Kupë Bote dhe të jem në gjendje të shënoj në ndeshjen time të parë është një ëndërr e bërë realitet. E pashë Botërorin e mëparshëm kur isha në shkollë”.

MVP – “Shumë i lumtur dhe për Ojarzabal, i cili e meriton. Sidomos për fitoren”.

Magjitë në fushë – “Kisha kohë pa luajtur, nuk e kisha prekur fushën. Tani me mendjen tek Uruguai”.

Më shumë ritëm – “Kishim një plan të qartë, që t’i sulmonim. Të gjithë e kishim këtë në mendje”.

Titullar – “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me De la Fuenten. I thashë se isha gati të luaja, jam këtu për Spanjën”.

Rendimenti i ekipit – “Rodri është fitues i Topit të Artë, Pedri është sipas meje mesfushori më i mirë në botë, kemi Niko, Olmo, Ojarzabal… Të gjithë janë shumë të mirë. Nëse mund të ndihmoj në ndonjë mënyrë, për këtë jam këtu. Jemi lojtarë të klasit botëror, prandaj jemi favoritë”.

Kritika – “Nëse ngacmohem duke luajtur Play Station, kjo më bën edhe më shumë. Tani mendjen tek Uruguai”.

Rezultati Spanja 4-0 Arabia Saudite

Zhvillimet më të rëndësishme

47' Tambakti devion topin në portën e tij. Vjen goli i 4 i Spanjës pas goditjes potente të Cucurrela-s brenda zonës.

24’- Spanja e kthen në festival golash kundër Arabisë Saudite. Oyrazabal shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Spanjën.

21’- Oyrazabal dyfishon rezultatin kundër Arabisë Saudite.

10’- Yamal zhbllokon shumë shpejt sfidën e dytë të grupit për Spanjën.

1’- Nis në Atalanta ndeshja mes Spanjës dhe Arabisë Saudite.