SPORT, 22 Shkurt 2023, 10:46

Fitorja me 5 gola ndaj Liverpulit, Ançeloti nuk është i qetë: Do të vuajmë në Madrid, ende s’është vendosur

Fitorja me 5 gola ndaj Liverpulit, Ançeloti nuk është i

Karlo Ançeloti thotë se një fitore të tillë të Realit të tij nuk do ta kishte imagjinuar kurrë, aq më tepër pas 15 minutave të tmerrshme të kampionëve të Europës, të cilët e panë veten në disavantazh të dy golave.

“Nuk ishte e lehtë, sidomos duke parë se si nisi ndeshja. Por nuk e humbëm besimin dhe pak nga pak morëm kontrollin e topit, duke qenë gjithmonë efektivë në sulm. Vinicius bëri një lojë të pabesueshme. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje shkoi mirë dhe duhet të mendojmë se në sfidën e dytë duhet të luftojmë dhe të vuajmë.

Ajo që ndodhi në 14 minutat e parë më kujtoi Sitin dhe shpresoja që të ndodhte e njëjta gjë. Shënuam, krijuam rrezik dhe u përmirësuam. Na shkaktuan probleme në të majtë, sepse Henderson hyri shumë andej.

Por pastaj e kontrolluam mirë, duke vendosur Valverden në të majtë, i cili kishte shumë energji. Por asgjë nuk ka përfunduar. Liverpuli vuajti në pjesën e dytë, ndërsa ne në të parën”.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 15 mars në “Santiago Bernabeu”, aty ku Liverpuli do të bëjë çmos për të përmbysur rezultatin.