SPORT, 22 Tetor 2022, 17:31

Fitore e thellë e Borusias së Dortmundit, Bajerni i Mynihut bën detyrën ndaj Hofenheimit

Fitore e thellë e Borusias së Dortmundit, Bajerni i Mynihut bën

Sot u luajtën ndeshjet e radhës në Bundesligë. Pas disa rezultatesh negative radhazi, Borusias së Dortmundit është kthyer te suksesi në kampionat. Verdhezinjtë mposhtën 5-0 Shtuttgart, në një takim ku nuk u diskutua aspak fitorja.

Në pjesën e parë shënuan Bellingham, Sule dhe Reyna. Sapo filloi pjesa e dytë, Dortmund thelloi epërsinë me Bellingham, ndërsa emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Moukoko. Goli në fund i Juan Jose Pere ishte i nderit për Stuttgart, që doli pa pikë nga “Signal Iduna Park”, por u anulua nga VAR.

Edhe Bajerni i Mynihut bëri detyrën në transfertë ndaj Hoffenheim, duke e mundur 0-2. Kampionët e Gjermanisë iu falën golave të Musiala dhe Choupo-Moting.