TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid u rikthye te fitorja në Premier Ligë, teksa mposhti Totenhemin e Antonio Kontes, me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 12-të. Fragmenti i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në 45 minutat e dyta, vendasit arritën të shënonin dy herë.
Më konkretisht në minutën e 47-të, ishte braziliani Fred, që përshëndeti rrjetën pas asistim të Sanços. Për golin e qetësisë mendoi kapiteni Bruno Fernandez në minutën e 69-të. Ylli portugez Kristiano Ronaldo nuk u preferua asnjë minutë në këtë përballje nga trajneri Ten Hag, duke e ndjekur sfidën nga stoli.
Humbja ndaj Junajtid ishte e dyta në 11 javë për skuadrën e Totenhemit që renditet në vendin e 3-të me 23 pikë, ndërkohë që Junajtid ka 19 pikë dhe një ndeshje më pak. Sfidën e radhës Totenhemi do e luajë në shtëpi ndaj Njukastëll, ndërsa Junajtid do të jetë mysafir në Londër ndaj Çelsit.
