SPORT, 22 Maj 2022, 21:53

Fitoi titullin e 32-të si trajner, Guardiola pas triumfit në Premier Ligë: Jemi legjenda!

Fitoi titullin e 32-të si trajner, Guardiola pas triumfit në Premier

Pep Guardiola arriti titullin e 32-të në karrierën e tij si trajner, pas asaj fitore të çmendur me përmbysje ndaj Aston Vilës, duke u shpallur kampion i Premier Ligës për të katërtin vit nga gjashtë që ka qenë në drejtim të Mançester Sitit.

Pas përfundimit të sfidës, spanjolli nuk i përmbajti lotët dhe u bë pjesë e një feste gjigande me tifozët.

Në konferencën pas ndeshjes, Guardiola u shpreh: “Sfida e fundit është gjithmonë speciale, aty kishte kaq shumë emocione. Aston Vila dha gjithçka, por goli ynë i parë i ndryshoi gjërat. Ne jemi legjenda. Nëse kanë arritur të fitojnë Premier Ligën 4 herë në 5 vite, do të thotë që këta djem janë special. Në të ardhmen ne do të mbahemi mend për këtë. Të fitosh në shtëpi përballë tifozëve tanë është gjëja më e bukur. Në momentin që barazuam, kishim parandjenjën që do të shënonim dhe golin e tretë”.