TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas një sezoni fantastik në Bundesligë.
Sipas mediumit gjerman Bild, RB Leipzig ka nisur lëvizjet për transferimin e 23-vjeçarit, madje kontaktet e para mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit tashmë kanë ndodhur.
Megjithatë, bisedimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.
Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029, por raportohet se ai mund të largohet përmes një klauzole lirimi prej rreth 30 milionë eurosh.
Interesimi për përfaqësuesin e Kosovës nuk ndalet vetëm te Leipzig. Borussia Dortmund e ka ndjekur prej kohësh zhvillimin e tij, ndërsa edhe Barcelona, nën drejtimin e Hansi Flick, thuhet se ka kontaktuar së fundmi me agjentin e futbollistit.
Megjithëse Leipzig po e shqyrton seriozisht transferimin, brenda klubit gjerman ekzistojnë disa dilema për shkak të numrit të madh të sulmuesve që ka aktualisht në skuadër.
Fisnik Asllani vjen pas sezonit më të mirë të karrierës së tij, duke regjistruar 10 gola dhe 9 asistime në 33 paraqitje në Bundesligë gjatë edicionit 2025/26, statistika që e kanë shndërruar në një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.