TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fiorentina kthehet të buzëqeshë dhe të hedhë një hap drejt një objektivi të rëndësishëm për klubin siç është finalja e Kupës së Italisë. Skuadra e qytetit të Firences, ka mundur sot me rezultatin minimal 1-0 Atalantën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës mes dy skuadrave.
Ka qenë një ndeshje e luftuar me të dy ekipet që krijuan raste për të shënuar, edhe pse vendasit kishin ato më të pastrat dhe rrezikuan disa herë portën e skuadrës ku aktivizohet titullar Berat Gjimshiti.
Një gjuajtje spektakolare e Mandragora në pjesën e parë të ndeshjes solli golin e vetëm të sfidës dhe i dha Fiorentinës një avantazh minimal për ndeshjen e kthimit.