SPORT, 2 Korrik 2025, 21:17

Finlanda mposht Islandën e mbetur me dhjetë lojtare në startin Euro 2025 për Femra!...

Finlanda mposht Islandën e mbetur me dhjetë lojtare në startin

Finlandezët e nisën Kampionatin Evropian në mënyrë perfekte me një fitore ndaj Islandës në ndeshjen hapëse.

Lojtaret e Marko Salorantës u mbështetën në cilësinë e gjuajtjes së Katariina Kosolës, e cila u fut në zonë nga Gudny Arnadottir dhe gjuajti me këmbën e djathtë në cepin e sipërm të Cecilia Runarsdottir (minuta e 70-të).

Dominuese në sektorin e posedimit të topit (56%), finlandezet arritën të përfitonin nga epërsia e tyre numerike pas përjashtimit të Hildur Antonsdottir, e cila mori një karton të dytë të verdhë (58’) disa minuta pasi kishte marrë të parin (52’).

Falë këtij suksesi, “Bufat Veriore” ( Helmarit në finlandisht) marrin kryesimin në Grupin A, përpara ndeshjes së orës 21:00 midis Zvicrës, e cila po organizon garën, dhe Norvegjisë.

Kësisoj Finlanda ka bërë një nisje perfekte, ndërsa synon të përmirësojë dy paraqitjet e saj të fundit në këtë garë, të cilat të dyja përfunduan me eliminime në fazën e grupeve.

Ndeshja e radhës për Finlandën është me Norvegjinë në Sion të dielën, përpara se të përfundojë fushatën e tyre në fazën e grupeve kundër vendasve.