SPORT, 24 Maj 2022, 19:36

Finalja e Conference League/ Trajneri i Fejnordit: E kam parë Romën, e dimë se çfarë presim në "Air Albania"

Finalja e Conference League/ Trajneri i Fejnordit: E kam parë Romën, e

Fejnordi ëndërron të fitojë trofeun e Conference League. Holandezët do përballen me Romën në "Air Albania", të mërkurën në orën 21.00.

Në prag të këtij takimi, trajneri i Fejnordit, Arne Slot është shfaqur optimist.

“Le të përqëndrohemi në këto gjëra dhe do përpiqemi të dalim në lojën tonë, atë që dimë të bëjmë dhe për atë kemi ardhur.Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, edhe portieri u stërvit dhe është në formë. Ka qenë për ne në ndeshjet e rëndësishme. Nuk ka lëndime dhe kush do kalojë trajnimin e fundit do jenë të gatshëm. Portieri ynë është edhe pjesë e Holandës.Të gjithë lojtarët kanë rol të rëndësishëm. Kam thënë që portieri ynë i parë është i gatshëm.

Do ketë fansa në stadium, ka presion. Ne falenderojmë të gjithë ata, duan të shohin ekipin nga pranë. Është një shtytje për ta, të dinë si ta interpretojnë lojën. Ne kemi fuqi, të përqëndrohemi te to për objektivin.Kemi kohë më shumë për përgatitje. Kam parë shumë ndeshje të Romës, kam studiuar lojën e tyre. Është klub i madh, kanë lojtarë të mirë. Janë në gjendje të mbrohen shumë mirë. Kanë luajtur mirë në të gjitha ndeshjet. Dimë se çfarë presim, trajneri ka devijime në plan. Shpresoj të jemi përgatitur mirë. Kemi luajtur 56 ndeshje këtë sezon.

Ajaksi kundër Mançester Junaitid të Murinjos para pesë vitesh, si e keni përjetuar disfatën nga portugezi? Skuadrat holandeze janë dashur të luajnë ngadalë. Çfarë kemi pasur deri tani, janë edhe goditjet me sulme të gjata, topa të gjata. Jemi përgatitur për shumë variante. Pres lojë të shpejtë. Kemi parë stile të ndryshme në lojë. Ndeshja e fundit fituar me Marseille flet shumë për cilësitë që kemi. Pas pushimit dhe trajnimit që bëmë, shpresoj të performojmë mirë. Murinjo njihet kush është, ka kaluar shumë finale dhe ka fituar trofe” – tha ai.