SPORT, 24 Maj 2022, 09:56

Finalja e Conference League, mbërrijnë në Durrës tifozët e parë të Romës

Finalja e Conference League, mbërrijnë në Durrës

Taksa jemi vetëm një ditë larg finales së Conference League i cila do të luhet në “Air Albania” mes Romës dhe Feynoord, tifozët e parë kanë mbërritur në Durrës.

Bëhet me dije se rreth 100 tifozë, 35 prej të cilëve ultras të Romës kanë zbarkuar të portin e Durrësit me tragetet e linjës së Barit.

Pritet që në Durrës të mbërrijnë rreth 500 tifozë të organizuar, ndërsa të tjerë do të mbërrijnë në grupe të vogla.

Tifozët janë pritur dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, ndërsa situatën e ka ndjekur nga afër edhe drejtori i policisë së qarkut Durrës Neritan Nallbati sëbashku me përfaqësues së policisë holandeze dhe italiane.