SPORT, 29 Nëntor 2022, 14:46

FIFA gjobit Federatën Gjermane

FIFA gjobit Federatën Gjermane

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Disiplinës, për Kupën e Botës, FIFA bën “kurban” pikërisht Federatën Gjermane, kundërshtarin e tyre më të madh në këtë periudhë.

4 herë kampionët e Botës dolën kundër FIFA-s duke e shprehur këtë publikisht, fillimisht me gjestin ku mbulon gojën me dorë, më pas kur Flick u paraqit i vetëm në konferencë për shtyp, pa një lojtar, ashtu siç e thotë edhe rregullorja.

FIFA ka vendosur të gjobis me 10,500 dollarë pikërisht për këtë vendim, për tu paraqitur të vetëm në konferencë për shtyp.