SPORT, 11 Qershor 2026, 16:35

FIFA e përjashtoi nga Botërori 2026 pasi SHBA s’i dha vizë, UEFA i beson gjyqtarit somalez për finalen e Superkupës!

FIFA e përjashtoi nga Botërori 2026 pasi SHBA s’i dha vizë,

Ndërsa FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, po i japin me indiferencë të madhe veprimet e pakuptueshme të qeverisë amerikane, UEFA ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm.

Federata Europiane njoftoi se gjyqtari somalez Omar Artan, i cili u përjashtua nga Kupa e Botës për shkak të politikave të Trump për emigracionin, do të gjykojë Superkupën Europiane midis Paris Saint-Germain dhe Aston Villas.

Pavarësisht moshës së tij të re, Artani është vendosur si një nga gjyqtarët më të mirë në botë dhe ka qenë në listën ndërkombëtare të FIFA-s që nga viti 2018.

Ndër ndeshjet më të rëndësishme që ai ka arbitruar është finalja e përsëritur e Ligës së Kampionëve të CAF 2025/26. Në njohje të performancës së tij, ai mori çmimin Gjyqtari më i Mirë Mashkull i Vitit nga CAF për vitin 2025.

Artan fillimisht u përfshi nga FIFA në listën e gjyqtarëve për Kupën e Botës 2026, por nuk mundi të merrte pjesë pasi nuk iu lejua hyrja në Shtetet e Bashkuara. Vendimi për të emëruar Artanin në ndeshjen e Superkupës UEFA u mor në kontekstin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) të nënshkruar së fundmi midis UEFA-s dhe CAF-së, që synon forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë arbitrimin.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha:

“Omar Artan është një gjyqtar i ri i shkëlqyer me një përvojë të pasur, i cili ka provuar vlerën e tij në garën kryesore të Konfederatës së Futbollit Afrikan. Futbolli i bashkon njerëzit dhe UEFA dëshiron t’i bëjë homazh Omarit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme të arbitrimit, të cilat i kanë fituar atij këtë emërim prestigjioz. Do të doja të falënderoja mikun tim dhe Presidentin e CAF-së, Patrice Motsepe, për mbështetjen e tij entuziaste për iniciativën tonë”.