SPORT, 14 Prill 2024, 21:27

Festime të çmendura nga stadiumi i Leverkusenit, tifozët kanë pushtuar fushën

Festime të çmendura nga stadiumi i Leverkusenit, tifozët

Tifozët e Bayer Leverkusen kanë pushtuar fushën me të përfunduar ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Werder Bremenit.

Farmaceutikët triumfuan 5-0 ndaj ekipit kundërshtar, duke e siguruar titullin kampion për herët të parë në histori të tyre.

Mbështetësit e tyre ishin të papërmbajtshëm edhe gjatë ndeshjes, duke u futur disa herë në fushë.

Por, me të përfunduar ndeshja, tifozët e Leverkusenit vërshuan drejt lojtarëve të tyre, për të festuar titullin e tyre të parë në elitën e futbollit gjerman.

Bayer Leverkuseni e fitoi titullin në Bundesliga në javën e 29-të, pesë lojë para se të përfundojë sezoni.